Home Lajmi-Fundit Plani djallëzor i babait polak që vrau me thikë djalin e vogël....

Plani djallëzor i babait polak që vrau me thikë djalin e vogël. Donte të digjte të gjallë gruan

Ai donte të vriste familjen, objektivi i Mirko Tomkow nuk ishte vetëm Matias i vogël, i vrarë me thikë në fyt pasi i kishte mbyllur gojën dhe hundën me shirit ngjitës, por edhe ish-bashkëshortja e tij shqiptare Mariola.

Më pas, qëllimi i 44-vjeçarit polak, aktualisht në repartin e burgut Belcolle dhe i destinuar për një qeli në Mammagialla, do të kishte qenë ti vinte flakën shtëpisë në ndërtesën në Stradone Fazi civil 6 në Cura di Vetralla.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë, të koordinuara nga kryeprokurori Paolo Auriemma dhe Stefano D’Arma, për të rindërtuar atë që ndodhi në atë shtëpi nga ora 13.30 deri në 15.30 të martën e kaluar, përcjell abcnews.al.

Domethënë, që kur Matias i vogël, 10 vjeç, u çua në shtëpi nga daja, i cili kishte shkuar ta merrte kur doli nga shkolla, derisa nëna e tij e gjeti të vdekur nën shtrat.

Kujtojmë se Mirko Tomkow ishte i shtruar në spitalin në Romë nga Covid-19 por u arratis që aty dhe shkoi në shtëpinë ku fëmija jetonte me nënën e tij, në Vetralle. Në banesë ishte vetëm 10-vjeçari të cilin ai e vrau duke i prerë fytin me thikë. 44-vjeçari i akuzuar për vrasjen e djalit të tij Matias, është shtruar në spital që nga dita e vrasjes, në repartin ku ndodhen të burgosurit. Pasi të shërohet ai do dërgohet në burg.