TIRANË- Një bombol gazi ka plasur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se shpërthimi i bombolës e gazit ka krijuar zjarri në banesë. Ndërkohë që nga shpërthimi janë dëmtuar 3 pjestarë të familjes, të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.