Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Postimi”.
Operacioni, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.
Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.
Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.
Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Dervish Rusta, 23 vjeç, Elidon Bosco (Sulollari), 25 vjeç dhe Françesko Çengeli 26 vjeç, të tre banues në Elbasan. Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar, 20-vjeçarin me iniciale A.A., e i kanë marrë 2000 euro. Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka nisur në rrjete sociale, pasi 20-vjeçari kishte postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të makinës së Dervish Rustës. Duke u nisur nga kjo, policia ushtroi kontroll në banesën e Rustës ku gjeti dhe sekuestroi 74 doza kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse dhe 2 automjete.
Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.