Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Sipas burimeve të Fax News 60 vjecari ka qenë duke ecur në këmbë mbas kamioncinës, nga ngarkesa që mjeti kishte dhe terreni malor qe eshte vendi ku ka ndodhur ngjarja mjeti ka goditur 60 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen si pasojë e dëmtimeve që ka marrë në trup.





