VLORË- Një aksident është regjistruar pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një të mitur teksa kalonte rrugën. Ende nuk dihet se si është gjendja e fëmijës.

Mësohet se i mituri ka tentuar të kalojë rrugën me shpejtësi, në momentin kur edhe është goditur nga automjeti. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.