Bashkëshortja e Faton Hajrizit, i cili u ekzekutua pasi vrau policin serb, ka reaguar në rrjetet sociale. Mes rreshtave e reja ka shprehur pikëllimin e saj për vrasjen e të shoqit, ku krah një fotoje të çiftit me prindërit e Fatonit, shkruan:

“Po ku na i le ëndrrat tona? E le babën e nënën, Si na le dhe ike kaq shpejt. O zot! I dashur, ke për të qenë gjithmonë i pavdekshëm.”

Në një postim tjetër, krah të ndjerit e reja shkruan :

“O zot, nuk mund ta besoj që nuk je më në mesin tonë.”

Mesazhet e bashkëshortes ndaj Faton Hajrizit, vijnë pasi ai u ekzekutua të premten nga policia serbe për vrasjen e një polici serb në afërsi të Loznicës. Vrasja e policit serb nga Hajrizi ndodhi në orët e para të së enjtes në qytetin perëndimor të Serbisë.