Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shijak.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një 30-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në firmën e ndërtimit të babait të tij.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orë 08:30, kur i riu ishte duke punuar me vinç dhe është aksidentuar.
Njoftim i plotë:
Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





