Emanuel Rroku, 23-vjeçari shqiptar, mbeti i vrarë të premten në Itali jashtë një lokali pas një sherri me bashkëkombas të tij.

Në mesin e dëshmive të marra ishte edhe ajo e një personi që pa ngjarjen nga afër.

“Në fillim pashë një djalë që u zu me partneren, ky që qëlloi me armë. Njëri ndërhyri dhe ky iu kundërgjigj me të shtëna direkt. Dukej që ishte i dehur. Aty nisi gjithçka.

Të gjithë mësynë jashtë lokalit dhe aty ndodhi tragjedia. Ai qëlloi edhe njëherë dhe e vrau të riun duke e qëlluar në qafë”, tregoi dëshmitari, Luca di Cuggiono.

Luca ishte afër ambulancës dhe pa momentin kur punonjësit e emergjencës përpiqeshin të mbanin në jetë të riun shqiptar.

“Dëgjoheshin të bërtiturat: po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte”, tregoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhim mbrëmjen e së premtes, teksa shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku, i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën, Emanuel Rroku.