Akuzohen për vrasje dhe vepra të rënda penale, Policia e Shtetit jep shpërblim për këdo që jep informacion për të shumkërkuarit e shpallu në vend.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur disa persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.