Kosovë- Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të kapur dy grabitës ordinerë.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Policia e rajonit të Prizrenit shkruan se ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.






