Policia po vijon kontrollet për të kapur Erjon Llapushin, autorit që rrahu kryekamarierin Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan.

Dy automjete një Audi dhe një Porche janë ndaluar nga policia Elbasanit në unazën kryesore të këtij qyteti në aksin Elbasan Librazhd , ndërsa mjetet vinin nga Pogradeci.

Blutë kishin marrë informacion se në dy automjetet udhëtonte i shumë kërkuari qe i mori jetën kamarierit Gazment Kurmaku, por pas verifikimit rezultoi se i shume kerkuari nuk ishte ne asnjerin nga mjetet e shoqwruar nga policia e Elbasanit.