Vijojnë kërkimet për gjetjen e 14-vjeçarit të zhdukur një ditë më parë pasi kishte dalur për peshk në lumin Seman.

Kërkimet janë bërë nga familjarë dhe banorët të cilët kanë vendosur edhe rrjeta në lumë.

Ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.

Banorë të zonës kanë njoftuar dje policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sëndet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lum për tu larë.

Ndërkohë sot kanë filluar kërkimet nga polumbarët.