Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Në këtë aksident humbën jetën Kristian Margjuni 24 vjeç.
Në këtë aksident humbi jetën edhe e fejuara e vëllait të tij, të cilën ai po e përcillte për në banesë.
Përplasja e fortë e mjetit me murin bëri që të dy të rinjtë të humbnin jetën në vend.
Ndërkohë, të afërmit e 24-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.
Ata kanë vendosur në profilin e tyre në facebook shiritin e zi dhe luten që shpirti i dy të rinjve të prehet në paqe.