Prag tragjedie në Durrës. Një pjesë e murit të pallatit 17 97 , në lagjjen 18 ka rënë mëngjesin e sotëm duke rrezikuar kalimtarët në rrugë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për ngjarjen. Banorët thonë se kjo eshte një ngjarje e përsëritur.
Muri i pallatit të dëmtuar nga tërmeti ka aksidentuar edhe një femije 5 vjecar para nje jave thanë banorët.
Banorët thonë se janë të detyruar të jëtojnë me rrezikun e vdekjes brënda në pallatit pasi kanë tre muaj pa marrë bonusin e qerasë.
Ata shprehen se bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që për cdo ditë janë të rrezikuar nga shembja e pjesëve të ndryshme të pallatit 7 katësh.
Tre katet e para janë dëmtuar rëndë si edhe shkallët e pallatit, Por brenda tij ka disa familje që banojne.