Britania e Madhe- Pedofilë gjithandej. Një i moshuar me origjinë nga Britania e Madhe është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi u kap duke fotografuar fëmijët me rroba banje në një plazh të Santorinit.

I moshuari u pikas nga prindërit e fëmijëve duke i fotografuar ata pa u marrë leje, gjë që në shtetin helen është e paligjshme.

Burri arriti t’ia mbathte nga plazhi pasi vuri re praninë e policisë, por pas disa orësh kërkimesh në zonën përreth plazhit policët arritën ta prangosin. Ai akuzohet për sjellje perverse dhe pedofili dhe rrezikon burgun.

Raste të pedofilëve ka pafund dhe kudo. Ndaj kujdesuni për fëmijët!/noa.al