Dy burra, Daniel Graham, 38 vjeç dhe Adam Carruthers, 31 vjeç, janë akuzuar për dëmtim kriminal, kjo pasi kanë prerë pemën Sycamore Gap me famë botrore.

Të dy burrat janë arrestuar tetorin e kaluar dhe kanë qenë në liri me kusht që atëherë, tha policia e Northumbria.

Dyshja do të paraqitet para gjyqtarëve të Neëcastle më 15 maj. Pema shumë e fotografuar, e cila ka qëndruar pranë murit romak që nga fundi i viteve 1800, u pre në shtator duke shkaktuar një vërshim ndërkombëtar tronditjeje dhe shqetësimi.

Pema kishte qenë e njohur për vizitorët dhe turistët, me miliona njerëz që udhëtonin në vendin e Northumberland. Det Ch Insp Rebeça Fenney tha se policia njohu “forcën e ndjenjës në komunitetin lokal dhe më gjerë”.