Një aksident tragjik ndodhi 4 ditë më parë në Greqi. 4 pjestarë të familjes Zhuleku u përplasën me mjetin e tyre me nje kamion e për pasojë humbën jetën, prindërit, vajza dhe u plagos rëndë djali 17-vjeç.

I riu tha për emisionin “Të vërtetat me Zinën” se ata po ktheheshin nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi nënën dhe motrën e tij të bërtisnin dhe pastaj një përplasje të fortë.

Nga aksidenti vdiqën dy prindërit dhe vajza e tyre, kurse 17-vjeçari u nxorr nga makina me disa dëmtime të lehta.

“Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxorri nga makina. Pash familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata. Kam thyer dorën dhe këmbën dhe do të më duhen tre operacione që të rikthehem në gjendjen e mëparshme. Në momentin e përplasjes mendova se u goditëm nga një makinë, por kishte qenë kamion. Mbaj mend që makina jonë rrëshkiti pak para përplasjes”- tha i mituri.