Himarë- Zaptonin plazhe dhe u merrnin lekë pushuesve, ndëshkohen nga policia
Policia e Himarës vijon kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.
Policisë e Himarës ka referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Policia liroi hapësirat publike duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.