Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në hetim dy tutore kineze – dyshohet se grupi kriminal drejtohet nga Kina
Durrës, 5 prill 2025 – Një rrjet i strukturuar prostitucioni është goditur nga Policia e Durrësit, pas një hetimi dyjavor që çoi në procedimin penal të dy shtetaseve kineze, të akuzuara për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetaset kineze R. W., 54 vjeçe dhe X. X., 41 vjeçe, janë në hetim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Po ashtu, në hetim janë vënë edhe 6 shtetas meshkuj nga Durrësi dhe Kruja, të cilët u gjetën brenda në banesën ku dyshohet se ushtrohej aktiviteti kriminal.
Operacioni i koduar “Storm 3” zbuloi se banesa ishte marrë me qira nga dy gratë kineze për ushtrim prostitucioni, ndërsa hetimet çuan në dyshime të forta se pas këtij rasti fshihet një grup kriminal ndërkombëtar me bazë në Kinë.
Sipas policisë, anëtarët e këtij grupi rekrutojnë vajza në Kinë dhe i sjellin në Shqipëri, ku i sistemojnë në banesa të marra me qira. Vajzat reklamohen përmes faqeve online dhe klientët orientohen drejt vendndodhjes përmes kontakteve dixhitale.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dy pasaporta kineze, 86 400 lekë, 440 euro, tre telefona celularë, disa karta telefoni dhe disa karta banke. Policia e Durrësit theksoi se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar pjesëtarët e tjerë të rrjetit.
Prostitution ring uncovered in Durrës, two Chinese women under investigation – criminal group suspected to be led from China
Durrës, April 5, 2025 – A structured prostitution network has been busted by Durrës Police following a two-week investigation. Two Chinese nationals have been placed under criminal investigation for managing the operation.
According to official police reports, R. W., 54, and X. X., 41, are being investigated for “Prostitution” and “Exploitation of prostitution.” Additionally, six men from Durrës and Kruja were found inside the apartment used for the illicit activity and have also been placed under investigation.
The police operation, codenamed “Storm 3,” revealed that the apartment had been rented by the Chinese women to facilitate prostitution. Investigations suggest the existence of a wider criminal network with its leadership based in China.
The group is suspected of recruiting women in China and bringing them to Albania, where they are housed in rented apartments. The women are advertised online, and clients are directed to their locations through digital means.
Police seized two Chinese passports, 86,400 ALL, 440 euros, three mobile phones, SIM cards, and several bank cards. Authorities confirmed that efforts are ongoing to identify and arrest other members of the criminal organization.





