Vdekja e një 20-vjeçari të vrarë nga policia pasi grabiti një makinë është shoqëruar me protesta masive.
I riu bashkë me dy shokë shpërfillën sinjalin e policisë për të ndaluar duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas një ndjekje në zonën e Peramës automjeti ku po udhëtonte 20-vjeçari, u bllokua nga policia.
Disa miq të tij kanë shpërndarë video në Tik Tok, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.
Shumë pjesëtarë të komunitetit rom kanë organizuar protesta duke bllokuar rrugët kryesore në qytete të ndryshme në të gjithë vendin dhe duke i vënë flakën gomave. Ata kërcënojnë se në rast se nuk vihet drejtësia në vend, do të përshkallëzojnë lëvizjet e tyre.
Ata kanë qëlluar me gurë forcat e policisë, ndërsa prej tyre dogjën një automjet në Attiki Odos. Shtatë oficerët e policisë që u përfshinë në ndjekjen e përgjakshme në Peramë do të dalin para hetuesve të mërkurën e ardhshme. Ata do të përballen me akuzën e vrasës.
Gjatë ngjarjes së një dite më parë u regjistruan më shumë se 30 të shtëna armës. Armët e zjarrit të përdorura nga policia janë dërguar në drejtorinë e hetimit për verifikim. /