Protestës në mbarë Shqipërinë i është bashkuar edhe Elbasani.

Qytetarët u mblodhën në Sheshin gensher ku përfaqësues të shoqërisë civile mbajtën fjalime lidhur me krizën.

Më pas grupi i qytetarëve u drejtua për te rrethrrotullimi në hyrjen perëndimore të qytetit. Ata bllokuan një nga rrugët e daljes nga Elbasani por jo aksin kryesor.

Protesta u monitorua nga policia.

Protestuesit lëshuan parulla të tilla si ‘Policia është me ne‘, ‘Rama Ik‘ etj.