Kryesia e Partisë Socialiste ka publikuar krerët e 61 degëve të saj në të gjithë vendin. Socialistët kanë futur një skemë të re, pasi në 28 bashki do të ketë bashkëdrejtim, pra do të jenë me dy kryetarë. Ndërkohë Tirana i është besuar Veliajt.
Kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe Sekretari Organizativ Bledi Klosi, ata që dhanë detaje. Në bashkisë Has, Himarë dhe Roskovec, zgjedhjet për kryetar të PS-së do të përsëriten. Sipas Blendi Klosit nuk u gjetën kandidatët që të përmbushnin kriteret.
“Në bashkisë që unë përmenda në dy prej tyre u regjistrua procesi i dëgjesës publike, por cilësia e kandidatëve dhe ajo që përfaqësonin nuk i përmbushnin kushtet për të marrë një vendim të fundit në kryesi. Në korrik do të hapet sërish procesi për të zgjedhur kandidatët e rinj. Kishte pjesëmarrje, por nuk kishte kualitetin e nevojshëm”, tha Klosi.
Në total ishin 561 kandidatë për krerë degësh. 34% e kandidaturave ishin të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë.
Ndërkohë 263 kandidatë ishin nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi. Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.
Krerët e rinj të degëve të PS
Shkodër- Ilmi Lakti & Miral Petani
Fushë Arrës-Ervin Doda
Bashkia Has-do të përsëritet procesi
Tropojë-Egzon Bashkshkurtaj
Bulqizë- Albion Gjini
Klos -Armando Gjini
Mat-Hasan Pasha
Durrës-Luan Zaza
Krujë-Redon Roshi
Shijak-Fatmir Poshi
Tiranë-Erion Veliaj
Kamëz-Sejbeta Sulejmani
Kavajë-Marinela Hajdiaj
Rrogozhinë -Lutfi Hashari
Belsh-Maringlen Bali
Peqin-Bukurosh Maçi
Librazhd-Fatbardha Qatja
Përrenjas-Haxhi Çollaku
Berat-Valbona Zylyftari
Kuçovë-Gentjan Qafoku
Polican-Erjon Zylyftari
Skrapar-Edmond Ymeri dhe Sara Kuçova
Maliq-Rudina Brego
Korçë-Anxhela Tao dhe Petrika
Devoll-Genti Lakollari dhe Blerina Sinanaj
Kolonjë-Eraldo Xhelili
Gjirokastër-Gentjan Llogo dhe Mihare Lata
Përmet-Ervin Tuçi
Këlcyrë-Hodjan Selmani
Memaliaj-Edmonda Harizi
Vlorë-Admir Malaj
Selenicë-Nertil Bellaj
Delvinë-Izet Sinaj
Finiq-Selam Kajolleri
Sarandë-Elron Gjoni
Konispol-Kristo Mallanezi
Lezhë-Florian Gjini
Kurbin-Venad Pale
Rrëshen-Marjana Prenga
Lushnje-Merjeme Dervishi Erges Krakulli
Divjakë-Agim Maka
Patos-Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
Dibër-bashkëkryetar Daniel Gjura dhe Alma Selami