Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e sulmit në një lokal nate të komunitetit LGBT në Oslo të Norvegjisë. Në video shfaqet se si autori që ishte i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave që ndodhen brenda.

Gjithashtu shihet edhe se si turmat e njerëzve dalin me vrap dhe të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orën 01:00 të ditës së djeshme, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur.

Sipas mediave të huaja, policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi,

megjithëse dyshohet për një akt terrorist.