Kanë dalë statistikat e dëmeve të shkaktuara nga goditjet sizmike sot në Shqipëri.

Sipas shtabit të emergjencave të ngritur me këtë rast raportohet për 16 banesa të dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës.

Informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës

Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtura pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:

1. 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë 2. 3 banesa në njësinë administrative Ostren 3. 3 banesa në njësinë administrative Gjoric 4. 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë 5. 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë 6. 1 banesë në njësinë administrative Zerqan

Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.