Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e sotme se ka dorëzuar në gjykatë padinë për divorcin zyrtar me Monika Kryemadhin.
Teksa muajt e fundit çifti ka pasur tensione në daljet e tyre publike, Meta bëri sot dhënien fund të martesës së kryer para më shumë se 25 viteve, në 29 Tetor të vitit 1998.
Mediat kanë publikuar dokumentin që përmban padinë e ish-Presidentit të Republikës, të dorëzuar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në padinë e dorëzuar nga Meta vihet re se ky i fundit ka si adresë banimi selinë e Partisë së Lirisë, ndryshe nga Kryemadhi e cila banon në zonën e “Kodrës së Diellit”, çka tregon se të dy nuk jetojnë as nën të njëjtën çati.