Sherr për shezlonet në plazhin e Shëngjinit.
Paris Deda, punonjës, ka qëlluar me lopatë pas koke pronarin e një subjekti pranë çadrave, i identifikuar deri më tani si Armando Marku.
Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës, por, pasi ka marrë ndihmën e parë, është nisur për trajtim më të specializuar. Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një grup hetimor p punon për zbardhjen e rerthanave dhe shkakut të ngjarjes.
Paris deda është shpallur në kërkim nga policia.
Shëngjin/Informacion paraprak
Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A.M. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e cdo prove si dhe cdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Në vijim, do të jepet informaciom përfundimtar.