Qëllohet me armë kreu i njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, Besnik Simoni.
Simoni ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit për t’u mjekuar.
Ende nuk dihet se kush ishte ai që qëlloi me armë Simonin.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor.
Po punohet për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.





