Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që tërrorizuar Shkodrën mbrëmjen e sotme. Mësohet se Armando Ndreu, 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, është konfliktuar më herët me pronarin e një furre buke, Sadet Sala. Për këtë arsye, mbrëmjen e sotme ai ka shkuar pranë furrit të bukës dhe me një armë zjarri ka qëlluar drejt biznesit duke shkaktuar dëme materiale. Autori është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.