Greqi- Një oficer policie që shërbente në Departamentin e Sigurisë në Evia të Greqisë, ka qenë në shënjestër të plumbave të disa personave ende të paidentifikuar.

Autorët sulmuan makinën e tij dhe të gruas të cilat ishin parkuar jashtë shtëpisë së tyre në Vasilikia duke i bërë “shoshë” me 14 plumba.

Ngjarja ndodhi në orën 02:30 të mëngjesit të së hënës dhe shkaktoi panik te banorët e zonës.

Por ata nuk mundën të shihnin autorët, megjithëse dolën në ballkonet e shtëpive të tyre pas sulmit.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët mblodhën provat dhe i dërguan për ekspertizë balistike për të përcaktuar nëse arma nga e cila u qëlluan ishte përdorur në ndonjë rast tjetër, shrkuan Protothema.