Krujë- Qëllohet me breshëri arme ndaj një biznesi në Nikël të Krujës.
Mobileria është në pronësi të Myslim Karaj. Ndaj mobilerisë u qëllua me armë mbrëmjen e kaluar.
Në momentin që ai ka shkuar në biznes për të hapur dyqanin ka zbuluar se në drejtim të godinës është qëlluar me armë.
Policia që shkoi në vendin e ngjarjes thotë se ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.