Qëlloi komshiun me pistoletë pas sherrit për zhurmat, kapet autori në Durrës.
Policia vendore informon se ‘pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit Gentian Kuqi, 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin Mikel Spirollari, 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.