Në takimin e sotëm në Gramsh, një nga qytetarët, mbështetës i Berishës iu drejtua kreut të PD-së edhe me kritika.
Demokrati Gëzim Xhebexhiu tha se e ka ndjekur ish-kryeministrin në çdo foltore dhe se tashmë ka ardhur koha për veprim, duke kërkuar nga Berisha një datë për protestë që sipas tij do jetë dhe dita kur e djathta do marrë pushtetin.
Gëzim Xhebexhiu: Unë nuk kam nevojë të prezantohem me ju doktor se jemi takuar kushedi sa herë, Gëzim Xhebexhiu nga një fshat i Sotirës. Ti përmende se janë arrestuar fshatarët, unë jam një nga ata që kam bërë një vit burg pasi ndërtova në fshat. Jam helmuar me ty bashkë me të gjithë demostrratat që ke bërë ti me lulen e vyshkyr. Unë jam themelues i PD-së në Gramsh dhe kam qenë komisioner kur ti je zgjedhur kryetar Partie. Unë ju kam thënë këtyre votoni matrapikun, se unë matrapik i them atij se ai di vetëm të prishë. Bëra dhe një vit burg kur ndërtova. Tha vetë hajde investoni, unë erdha investova dhe më futen në burg se ke shkruar dhe ti në rrjetet sociale nxirreni atë çunin nga burgu se po i vdes babai.
Unë kam shumë kritika për ju, se këtë të gjatin e kemi peshqesh nga ty, nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 që i dhe fuqi të plotë dhe e bërë sekretar të parë që të vendosë ai kë ministër e kë deputet do, edhe nga ai Ilir Meta, dhe nga ai, se e kam nip unë atë që iku nga ty dhe bëri atë kryeministër, e shpërbleu ai se e bëri kryetar kuvendi, se nuk ishte mirë me ty ai, të ishte zëvendës i Këshillit të Ministrave. Ai tha s’keni parë gjë akoma, unë thashë se ju tha juve por na paska thënë neve, na rrahu, na çoi në burg.
Doktor unë jam me ju por dhe kritik, ti në 96-ten e more pushtetin me 96 deputetë, partinë e punë sta kishe hequr me ligj. Më erdhi mirë kur the në parlament se çfarë ju kam bërë baballarëve do jua bëj dhe çunave por sot ata i ke ministra. Ju kam ndjekur në çdo foltore, sot ka vetëm punë, na thuaj datën se kur do të vijmë, jo si lulja e vyshkur. Se na e solle të bukur, e kishe të bukur lulen po nuk e vadite me ujë bjeshke por me ujë Lane. Na çuat para parlamentit, na rrahën, pse dolët nga parlamneti, në zgjedhjet bashkiake unë nuk votova, më futen në burg se dolëm jashtë frontit.
Doktor na ke bërë, kur dëgjoj se kur të shan ty Spiropali unë them o dhe hapu, ku është, të shahet doktori nga Spiropali është të hapësh varrin. Mos hajde më në fshatra dhe qytete, cakto ditën dhe ka ardhur koha për veprim. Nuk dua të them kush është matrapiku e kush lulevyshkuara, se i njohëm ata por të njohim dhe ty. E djathta Gramshi se ka votuiar asnjëherë, ne jemi demokratë, mos na merrni në qafë. Unë nuk dopja të prezantohesha ty se t’i më njeh. Me doktoprin doja të takohesha dhe përballë, në një kafe. Doktor mos na thirr kot në Tiranë, atë ditë që do na thërrasësh në Tiranë ne do të marrim pushtetin.