Dimal- Një qytetar nga Dimali ka mundur të fitoj♪ betejën ligjore me kryetaren e bashkisë.

Ditën e sotme është publikuar vendimi i marrë nga gjykata e Beratit mbi denoncimin e bërë nga shtetasi, Petrit Baho ndaj kryebashkiakes së Dimalit, Juljana Memaj duke e akuzuar këtë të fundit për shkatërrim prone.

Procesi gjyqësor zgjati plot dy vite, ndërsa pas vendimi të sotëm, Petrit Baho do të gëzojë pronën e tij, ndërsa kryebashkiakja e Dimalit do të hetohet nga SPAK me kërkesën e përcjellë nga gjykata e Beratit.

Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Sot, pas një hetimi 2-vjeçar, Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e çështjes dhe i ka dhënë të drejtë Bahos pasi sipas provave ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”.

Në përfundim Gjykata e Beratit vendosi që bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen ndërsa bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit.