Flet për herë të paraë pas aksidentit gazetari Alfred Lela.
Lela dhe një grup alpinistësh, janë rrëzuar teksa ngjisnin malin e Munellës në Gjegjan të Pukës. Sipas raportimeve, shkak është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë.

I kontaktuar me telefon gazetari Lela ka deklaruar se një alpinist është plagosur, një tjetër ka humbur kontaktet, ndërsa ai vetë është dëmtuar në këmbë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë, pritet ndërhyrja me helikopter për operacionin e shpëtimit.

Mësohet se Lela, i shoqëruar nga operatori Gisel Dollani dhe tre personat e tjerë ishin nisur për të bërë një reportazh për masivin pyjor të Munellës, pretendent për t’u futur në listën e zonave të mbrojtura. Ende nuk ka njoftime rreth alpinistit të zhdukur.