Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë, për shkak se u rrëzua aksidentalisht nga pallati. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ’28 Nëntori’, ndërkohë që e moshuara mësohet se prej kohësh jetonte e vetme në banesë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë së Vlorës:

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.