Në dron shkruhej “Taluant Balla, Elbasani ty të do”. Kuptohet që droni nuk është ngritur nga vetë Balla, por vështirë që ky të jetë një rast sporadik, nga një simpatizant i thjeshtë i PS-së.

Vetë Balla ka premtuar “besnikëri” ndaj votuesve të tij në Elbasan, ku në zgjedhjet e 25 prillit u vra edhe një person.

Ai ka deklaruar se do të ketë dy përgjegjësi, e para për të ngritur zërin për qytetarët e qarkut të Elbasanit, të cilët e zgjodhën deputet dhe e dyta për të riorganizuar Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit.