Kryeministri Rama do të marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme. Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime