TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me pasardhësin e tij në detyrë, Edi Rama. Pasi mbaroi replikën me ministren Elisa Spiropali, Berishës i mbaroi koha, e menjëherë ndërhyri Rama. Ky i fundit me gjeste duarsh dhe në kokë i kërkoi që të ulej në vendin e tij, por edhe kryedemokrati (edhe pse pa mikrofon) e la pa përgjigje.
BISEDA NË KUVEND:
Berisha: Ça the?
Rama: Hajde ik ulu atje
Berisha: Mos shikoni ëndrra…Unë komunikoj për veten time, por ti meriton…Se me atë që ke thënë në këtë sallë, këto zonja që toleruan atë fjalë, ato qofshin. (nuk kuptohet mirë)…