TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” tha se raporti mes saj dhe Metës është krisur më 1 Prill.

Kyryemadhi pretendoi se informacionin e divorcit me Metën e ka parë në media dhe nuk ka kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Ndër të tjera ajo tha se çështjet politiko-personale nuk dëshin t’i diskutojë në aspektin emocional.

“Ai që e ka inicuar ai le ta komandojë si proces. Pjesa tjetër e mardhënies përsonale është një çështje që i takon familjes tonë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo gjë. Çështjet politiko-personale nuk dua ti diskutojmë fare në aspektin emosional. Mardhënia ime është si një deputete. Raporti është thyer më 1 prill të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë nuk kam pas asnjë prononcim. Për mua kjo është e kaluar, vazhdoj të eci para për fëmijët e mi. Nuk e kam kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Informacionin e divorcit e kam parë në media. Një gazetar më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është bërë padia për ju ndërkohë që po shikoja ndeshjen. Shëqipëri-Francë”,- tha Kryemadhi.