Miliarderi rus, Roman Abramoviç, mik i Putin, është prekur nga sanksionet ruse. E para që reagoi ishte Britania e madhe e cila vendosi t’i sekuestrojë asetet. Ndaj dhe ai u largua nga Anglia. Para disa ditësh u njoftua se jahti i tij 600 milionë euro u ankorua në Malin e Zi.
Së fundmi Agjencia e lajmeve Reuters raporton se jahti luksoz i oligarkut rus Roman Abramovich (Abramoviç) është në brigjet shqiptare.
Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich “Solaris” ishte duke përdorur lundruar në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.
Destinacioni i tij u tregua si Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.
Abramovich është në listën e zezë të sanksioneve të BE-së, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Atij i është hequr e drejta e kontrollit të klubit të futbollit anglez Chelsea dhe i është ndaluar shitja e ekipit londinez.
Një avion i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich u ul në Moskë herët të martën, pas një ndalese të shkurtër në Stamboll, tregojnë të dhënat e FLIGHTRADAR24.
Avioni i lidhur me Abramovich, pronarin e Chelsea Football Club, mbërriti në Stamboll nga Izraeli të hënën, pak pasi u pa në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.
Abramovich ishte në mesin e shtatë miliarderëve rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike javën e kaluar në përpjekje për të izoluar presidentin Vladimir Putin mbi pushtimin rus të Ukrainës.





