Rikthehen arrestimet për hajdutët e energjisë. Kriza energjetike ka rikthyer aksionet e policisë për evidentimin dhe arrestimin e vjedhësve të korentit.

Policia njofton se 10 persona janë arrestuar pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre.

Të arrestuarit janë në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, ndërkohë që janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë, konkretisht:

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1, 5, 6 dhe Komisariatin e Policisë Vorë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.

Lezhë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A.

Mallakastër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas.

Bulqizë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë.

Shkodër

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.

Durrës

Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës