Vali Corleone i njohur ndryshe edhe si Princ ka përfunduar në prangat e policisë, teksa akuzohet se ka dhunuar pa mëshirë nënën dhe babin e tij në shtëpinë e tyre në Kosovë. Vali Corleone ishte arrestuar disa herë radhazi nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga ato për dhunë në familje, teksa pas rastit të fundit, Gjykata ka vendosur të dërgojë Corleonen në një muaj paraburgim në psikiatri. Biznesmeni i pasur nga Kosova është një personazhi i famshëm i batutave që u bënë “meme” në rrjetet sociale.