GREQI- Një foshnje shqiptare, vetëm 8 muajshe është shpëtuar nga duart e dy personave në Greqi, të cilët planifikonin që ta shisnin për 50 mijë euro. Dy autorët e ngjarjes së rëndë, 30 dhe 33 vjeç që dyshohet se janë pjesë të një klani që trafikon fëmijë janë ndaluar në hyrjën e pallatit të jetonte nëna me beben, teksa dilnin me fëmijën në krahë. Një polic bashkiak i pikasi duke kryer veprime të dyshimta dhe i ndaloi, pasi vuri re se po përpiqeshin që t’i fshihnin fytyrën fëmijës.

“Nuk kishte asnjë mendim tjetër veçse ta merrja në krahë dhe ta mbroja, ta ushqeja, t’i jepja ujë, ta ndërroja,”- tha policja bashkiake për StarTV.

“Kur filluam pyetjet hetuese, dëgjova njërin prej tyre t’i thoshte tjetrit: Të thashë se do të ngatërroheshim!”- tha kolegu i saj.

Dy të arrestuarit ishin miq me nënës e foshnjes dhe kishin shkuar për vizitë në shtëpinë e saj në lagjen Aegaleo të Athinës. Kur nëna e foshnjes ka hyrë të bëjë banjë, ata e kanë rrëmbyer fëmijë ndhe kanë ikur, por fatmirësishtr ngjarja është parandaluar.

Kur u përballën me efektivët, ata dhanë dëshmi kontradiktore. Fillimisht pranuan se do ta shisnin fëmijën në treg të zi dhe më pas thanë se nëna e bebes ua kishte lënë në dorë që t’i bënin shëtitje.

Nëna e foshnjës ka dëshmuar gjithashtu.

“Nuk ua kam dhënë fëmijën. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra për të bërë banjë. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte. I akuzuari më thirri nga policia dhe më tha të shkoja në departament,”- tha gruaja shqiptare.

Nën het mështë vënë edhe babai i bebit. Ai jeton në Volos bashkë me katër fëmijët e tjerë që kanë dyshja.