TIRANË – Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të enjte mbi arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se arrestimin e Metës e ka marrë vesh nga një kushëri i këtij të fundit.
Kryemadhi e ka cilësuar arrestimin e Metës si një rrëmbim, ndërsa ka ngritur akuza se arrestimi i Metës ëhstë urdhëruar nga dy persona. Sipas saj Neritan Nallbati dhe Gys Agasi janë dy personat që kanë arrestuar Metën, ndërsa është shprehur se arrestimi i këtij të fundit nuk është bërë sipas rregullave të parashikuara, por është rrëmbyer në mes të rrugës.
Pyetje: Si e morët vesh arrestimin e Metës?
Kryemadhi: Ma çon një kushëri i Metës, që është e vërtetë apo jo. Dola dhe shkova për të parë. Pas dy orësh më morën në telefon dhe doli dhe video e rrëmbimit të tij që për mua ishte shokuese. Për mua Neritan Nallbati e ka arrestuar Metën dhe vendimi gjykatës është që arrestimin e tij duhet ta kryejë byroja e hetimit dhe kjo e fundit ja dërgon policisë së shtetit dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Për mua Neritan Nallbati dhe Gys Agasit është personi që ka urdhëruar arrestimin e Metës, motërfuc*erat që bëjnë atë veprim të tillë me një ish-president.