Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë. Ajo tha se paga minimale nga 30 mijë lekë të rinj, do të shkojë në 34 mijë lekë, ndërsa pensionet rriten me 9.5%.

“Paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek një numër të madh të punësuarish, mbi 200 mijë. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga pensionet dhe rritja e pagave minimal”, tha ajo.

Lidhur me bordet e transparencës, ajo tha:

“Kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë, dhe jo ndërhyrje në përcaktim çmimesh, por kohë të jashtëzakonshme na ndikojnë për vendime të jashtëzakonshme. Të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre. Do vazhdojmë të mbajmë bordet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”.