Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë sot dashurinë e tyre. Çifti zgjodhi 1 tetorin për t’i bashkuar zyrtarisht jetët në prani të familjarëve dhe miqve.

Ftesat e dasmës së çiftit u bënë publike para pak ditësh, e ndërsa sot, në ditën e celebrimit Rudina postoi fotot e para nuse.
E veshur me futanin e bardhë me një rrip të zi rreth mesit dhe një vello të gjatë, të sapomartuarit pozojnë me duart e shtrënguara duke puthur njëri-tjetrin.

“Kemi Zotin dëshmitarë!”- shkruan Rudina në postimin e bërë para pak orësh.

Aktorja lajmëroi për dasmë që në fillim të janarit, kur Frroku i propozoi gjatë pushimeve në Kapadokia dhe dyshja më pas u martua zyrtarisht me një ceremoni të thjeshtë civile.