Home Lajmi-Fundit Rumuni nxjerr zvarrë nga klubi shqiptarin dhe e bën për spital. kjo...

Rumuni nxjerr zvarrë nga klubi shqiptarin dhe e bën për spital. kjo është arsyeja? (VIDEO)

Dalin pamjet filmike të një skene të një rrahjeje që ka ndodhur në një klub në Torino, Itali.

Një 32-vjeçar shqiptar është dhunuar nga një rumun, por në fakt sherri është provokuar nga vetë shqiptari.

Sherri nisi në “Tranquila Club”, ku nëna e të arrestuarit kishte refuzuar që t’i jepte pije shqiptarit, i cili nisi që të ushtronte dhunë ndaj saj.

Komplet i dehur shqiptari nisi që të shante dhe të ofendonte gruan, e më pas po e qëllonte me sendet që gjente rreth vetes.

Menjëherë ka ndërhyrë djali i gruas, i cili e merr shqiptarin zvarrë dhe e nxjerr jashtë klubit të natës duke e rrahur si mos më keq.

“Klienti im mbrojti gjënë më me vlerë që është nëna e tij nga dhuna e paparë e një klienti,”-kështu deklaroi avokati Giuseppe Fiore, avokati i Alexandru Cristea, rumunit të arrestuar.