Tiranë- Është mbajtur sot Asambleja e Partisë Socialiste ku janë marrë dhe vendime të rëndësishme në lidhje me vazhdimësinë organizative të partisë.
Ajo që tërhoqi dhe vëmendjen e mediave ishte një vendim i marrë në lidhje me “arkën” e PS ku tashmë cdo biznesmen që është anëtar partie, ministra dhe deputetë do të jenë të detyruar të derdhin një shumë të caktuar çdo muaj.
Biznesmenët anëtarë partie kanë “gjobën” më të madhe për të paguar. Ata do të derdhin çdo muaj, deri në dhjetor nga 8 mijë lekë të reja.
Një “gjobë” jo dhe aq të vogël kanë për të paguar edhe ministrat dhe deputetët, të cilët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj.
Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë, ndërsa studentë, pensionistë dhe punonjës fshati kanë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.