Është gjetur nga policia automjeti i vjedhur tip “Range Rover” në Durrës.
Automjeti tip fuoristradë u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.
Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë.
Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fiksuar dhe autorin e vjedhjes së automjetit që vjen në këmbë dhe largohet me automjetin e vjedhur.
“E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. Ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave u pa se është marrë në orën 03:30 nga një person i veshur me xhaketë gri dhe kapele të zezë. Pas kësaj ore nuk di më asnjë informacion për makinën”, tha pronari i automjetit, Herald Dervishi.
Ndërkaq policia po vijon të punojë për gjetjen e autorit të vjedhjes që është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, teksa kryen vjedhjen rreth orës 03:30 të mëngjesit.





