Skandaloze! Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes sulmon mundësin kuqezi në podium – VIDEO
Bratislavë, Sllovaki – 10 Prill 2025

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të paprecedentë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe njëherësh Zëvendëspresident i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka bërë një gjest të pahijshëm dhe agresiv ndaj kampionit shqiptar, Chermen Valiev, në momentin që po i vendoste në qafë medaljen e artë. Mamiashvili u filmua duke e shtyrë fizikisht Valievin dhe duke i bërë presion verbal, ndërsa dëshmitarë thanë se është dëgjuar të thotë edhe fjalën “tradhtar” në drejtim të tij.

Valiev, ish-sportist i Rusisë, prej më shumë se një viti përfaqëson Shqipërinë dhe në këtë Europian u shpall kampion absolut, duke fituar medaljen e artë – një tjetër sukses madhështor pas kualifikimit të tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Përveç Valiev, medalje mori edhe Zelimkhan Abakarov, i cili fitoi medaljen e bronztë në peshën 61 kg, stil i lirë. Të dy mundësit u pritën me nderime në Aeroportin “Nënë Tereza” nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, dhe dashamirës të shumtë të sportit.

Presidenti Ylli përgëzoi sportistët për suksesin dhe vlerësoi presidentin e Federatës së Mundjes, Sahit Prizrenin, për punën e shkëlqyer dhe rezultatet e njëpasnjëshme që po arrin federata shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Scandal! President of the Russian Wrestling Federation assaults Albanian wrestler on the podium – VIDEO
Bratislava, Slovakia – April 10, 2025

The sport of wrestling has been shaken by a shocking scandal during the medal ceremony at the European Championship held in Bratislava, Slovakia.

Mikhail Mamiashvili, President of the Russian Wrestling Federation and Vice President of the United World Wrestling, made an outrageous gesture toward Albanian champion Chermen Valiev while placing the gold medal around his neck. Mamiashvili was caught on video physically pushing Valiev and verbally harassing him, with witnesses claiming he even called him a “traitor.”

Valiev, a former Russian wrestler who has represented Albania for over a year, dominated the European Championship and won the gold medal – marking another historic milestone following his qualification for the Paris 2024 Olympic Games.

In addition to Valiev’s gold, Albania celebrated another victory through Zelimkhan Abakarov, who earned the bronze medal in the 61kg freestyle category. The two champions were welcomed with honors at “Mother Teresa” Airport by the President of the Albanian National Olympic Committee, Fidel Ylli, and numerous supporters.

President Ylli congratulated the athletes on their remarkable achievements and praised Wrestling Federation President Sahit Prizreni for his excellent leadership and the federation’s continued international success.